Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mergim Mavraj, i cili luan për ekipin e Guerter Furth ka shkaktuar një skandal në Gjermani pasi që në një postim në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografinë e një harte me mbishkrimin “Free Palestine” nga e cila ka fshirë Izraelin.
Për një veprim të tillë Mavraj është kritikuar nga ekipi i tij, meqë kanë e kanë konsideruar një veprim të tillë si antisemitizëm.
Një veprim të tillë të qendërmbrojtësit të ekipit gjerman e ka kritikuar ashpër historiani gjerman Jim Tobias me përshkrimin “ Fantazia me lule e asgjësimit”.
Tobias thotë e kjo nuk është hera e parë që Mavraj bën veprime të tilla.
E pas gjithë këtyre kritikave nga klubi dhe mediat, Mavraj e ka shlyer versionin e tij të hartës nga profile i tij zyrtar, megjithatë kjo nuk ka bërë që të zvogëlohet zemërimi në publik.
Kanë reaguar edhe nga Komisioni Shtetëror Gjerman për Antisemitizëm.
Ludëig Spanele ka thënë dje se është e frikshme që një lojtar i cili luan në Bungesliga II të publikoj një vizion të tmerrshëm të modelit të Lindjes së Mesme në Instagram, në të cilin sipas tij vihet në dyshim e drejta e Izraelit për të ekzistuar, shkruan Sueddeutche.de.
Megjithatë Mavraj për Nürnberger Nachrichten ka thënë se nuk është një antisemit.
Nga një postim i tillë i Mavrajt është distancuar klubi Guerter Furth përmes njoftimi zyrtar.
“Si një shoqatë, ne jemi për tolerancë, diversitet dhe barazi dhe jemi kundër diskriminimit, racizmit dhe përjashtimit, gjë të cilët e kemi shprehur në mënyrë të rregullt përmes fushatës Diversiteti fiton”, thuhet në këtë qëndrim të klubit gjerman.
Lidhur me rastin është marrë edhe qendra për kërkime rreth antisemitizmit, RIAS në Bavari.
“Me këtë grafikë, Mavraj duket se ka shprehur një dëshirë ku izraleitët ekspozohen ndaj antisemitizmit pa mbrojtje. E rrezikshme”, kanë thënë nga kjo qendër.