Kur janë në pyetje zgjedhjet lokale, në fshatin Maxhunaj, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri vizitoi drejtorin Enis Maxhuni, ku edhe mori përkrahje dhe mbështetje si gjithherë.
Tahiri u premtoi banorëve të Maxhunaj se së bashku me Enis Maxhunaj do të punojnë për fushën e madhe të futbollit, pastrimin e lumit, ndriçimin publik si dhe shëndrrimin e ish-objektit të shkollës në puntori rrobaqepsie ku do të punësohen 100 gra.
Postimi i plotë:
I jam mirënjohës e falënderues banorëve të Maxhunaj që përherë na kanë përkrahur e ku vazhdimisht kemi fituar. Drejtori Enis Maxhuni ka bërë punë shembullore, e meriton votën e përkrahjen e fshatit Maxhunaj. Trotuari, Ambulanta, rrugët, ndriqimi e kanalizimi për ujërat atmosferik e kanë përmirësuar jetën e banorëve në Maxhuanj. Bashkë me Enis Maxhuni do të punojmë për: Fushën e madhe të Futbollit, pastrimin e lumit, ndriçimin publik, dhe shëndrrimin e ish objektit të Shkollës në punëtori rrobaqepësie ku do të punësohen deri 100 gra e për cka tashme kemi Kërkesë zyrtare nga një investitor i yni nga mërgata! Faleminderit Vazhdojmë bashkë #4 +