Maxhuni merr pjesë në konferencën e IACP-së në ShBA

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 16:04 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni është duke qëndruar për vizitë zyrtare në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku po merr pjesë në konferencën e shefave të Policisë në kuadër të IACP-së (International Association of Chiefs of Police – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Në këtë konferencë pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë, jo vetëm nga SHBA-ja, por edhe nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Pjesëmarrja dhe takimi me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë.

Po ashtu në këtë konferencë fokus i veçantë i është dhënë luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan për të qenë pjesëmarrëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme