Supervetura Maybach 57S Coupe e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze për vetura “Autoleitner”, me çmim prej 1.16 milion dollarë.
Maybach me dy dyer është një nga tetë të prodhuar nga kompania Xenatec. Kompania planifikonte të prodhonte 100 njësi të kësaj veture, por vetëm tetë u përfunduan, shkruan Motorauthority.
Kjo veturë ishte porositur nga Gaddafi më 2010, por u dorëzua vitin tjetër për shkak të përmbysjes së qeverisë së tij.
Sipas shitësit, automobili ka kilometrazhin më të ulët të llojit të vet, me 2230 kilometra të kaluara.