Mayweather i gatshëm për rimeç me McGregorin

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Boksieri legjendar Floyd Mayweather Jr. ka thënë se është i gatshëm që të përballet sërish me yllin irlandez të MMA-t, Conor McGregor, nëse pagesa është e madhe, shkruan “TMZ Sports”, transmeton Koha.net.

Mayweather insiston se oferta është luksoze, atëherë ai do të rikthehet për një rimeç me McGregorin.

“Nëse paguajnë unë jam i gatshëm të luaj, do ta shkatërroj sërish”, ka thënë Mayweather.

Mayweather ishte përballur me McGregorin në një meç boksi në gusht të vitit 2017, duke fituar me ndërprerje në raundin e dhjetë. Ai u pensionua pas atij meçi me bilanc prej 50 fitoreve në 50 meçe në boksin profesionist.

Por, Mayweather 43-vjeçar në nëntor të vitit të kaluar bëri të ditur se do të rikthehet në vitin 2020.
McGregor është superyll në serinë UFC.

Të ngjashme