Mazreku: Demarkacionin po e bllokon LDK-ja

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 19:49 | Nga

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme në këtë kohë, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës janë treguar të pavullnetshëm për të ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që ka bllokuar liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se fajin më të madh për këtë cështje e ka Lidhja Demokratike e Kosovës, që nuk ka arritur t’i bind depuetët e saj për ta votuar këtë marrëveshje.

“Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë më të zorshmit. Isa Mustafa nuk ka dështuar t’i sigurojë votat brenda koalicionit, por ka dështuar t’i sigurojë votat e LDK-së. Kundërshtimet e Partisë Demokratike të Kosovës janë minore. Prej asaj çka është thënë në media, gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit”, tha Mazreku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë të pashmangshme. Koalicionet e mëdha zakonisht formohen kur ka agjenda të mëdha përpara. Por ky nuk ka arritur t’i kryejë”, tha Mazreku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme