Sot në Ankara, në kryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Faruk Kaymakçı, u realizuan Konsultimet Politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Këto janë konsultimet e para të mbajtura të dy ministrive që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.
Takimi në fjalë u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të dy vendeve në Bashkimin Evropian.