Familjarë, miq, aktorë e ish-bashkëpunëtorë e kanë përkujtuar artistin Blerim Peci, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.
Në akademinë përkujtimore të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, u shfaq edhe premiera e dokumentarit të titulluar “Përgjithmonë”, me iniciativën e bashkëshortes së aktorit të ndjerë, Afërdita Sopjani-Peci, si autore e dokumentarit, dhe regjisorit kosovar, Kastriot Saqipi.
Në fjalën e tij, ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, tha se rrugëtimi për të arritur deri të figura publike, ishte dhe është shumë e vështirë për të gjithë, por aktori, Blerimi (Beli) siç e njohim do të jetë për gjithmonë në kujtesën tonë si një aktor i njohur dhe i pranuar për publikun.
“Familjarë, aktorë dhe kolegë të Blerim Pecit, sot po përkujtojmë njëvjetorin e vdekjes së të afërmit tuaj dhe ish-mikun tonë. Kujtimet tona dhe të publikut për ta njohur Blerimin filluan në shfaqjet e tij brilante në projektin ‘Thyerja’, ku rolin e kishte ‘I dehuri’, nga këtu fillon publikimi i talentit të tij dhe njohjen me publikun dhe ky i fundit, por edhe ne me atë”, tha ministri Gashi.
Po ashtu, ministri Gashi tha se pjekuria e aktrimeve të tij është parën në aktrimet e “Show Meseletion”, në “Mitrovica Stars”, në “Vitin e ri artistik”, pastaj në “Taletin X” dhe ne të gjithë padyshim i kemi kujtimet e freskëta për aktrimin e tij në projektin televiziv “Vikendi” e shumë përfaqësime të tjera, të cilat frymuan lirinë e tij artistike.
“Përveç rrugës së aktrimit, ai intervistoi në një program “Udhëtimi në kohë” disa kryetar komunash, deputet etj., të cilat biseda kishin një qasje tjetër nga ajo e gazetarisë së rëndomtë. Aktivitetet e Blerim Pecit do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë dhe do të jenë inspirim për aktorët dhe aktruesit e rinj”, tha ministri Gashi.
“Kujtimet për Blerim Pecin qofshin gjithmonë të paharruara” shtoi Gashi.
Mentor Shala, drejtor i Radio Televizionit të Kosovës, ku aktori pati emisione, tha se çmimi i cili do ndahet në fund të vitit për personalitetin e vitit do ta marrë emrin “Blerim Peci”.
“Ajo që vërehet në RTK është mungesa e Blerimit. Për nder të veprës dhe vlerave që i kanë pasur emisioneve të tij, unë në kuadër të çmimit për personalitetin e vitit, një nga çmimet kam vendosur t’ia lë emrin Blerim Peci”, tha Shala.
E Skënder Sadiku, bashkëpunëtor i Blerim Pecit në shumë realizime teatrale e filmike, tha se Beli i ofroi shërbim të madh dhe angazhim të madh në skenën e teatrit kosovar.
“Beli në veprimtarinë e tij, ndau fatin e Kosovës, Beli ofroj shërbim të madh dhe angazhim të madh në skenën e teatrit. Demokratizimi i shoqërisë matet me numrin për humoristët tanë që të shprehën sa më lirshëm. Artistët e vërtetë do çmohen për punën e tyre e Beli do çmohet për punën e tij dhe do jetë në zëmrat tona përgjithmonë”, tha Sadiku.
Në fund fjalën e mori dhe bashkëshortja e aktorit tani të ndjerë, Afërdita. Ajo tha se e ka të vështirë me i gjet fjalët. “…Faleminderit”.
“Ajo ҫka kam dashtë me thanë për Belin do ta keni rastin ta shihni në dokumentarin ‘Përgjithmonë'”, u shpreh ajo.
Blerim Peci vdiq më 9 dhjetor 2017, pas një sëmundjeje të rëndë. Pas vetes, ka lënë gruan dhe dy fëmijë.