Mbahet aksion pastrimi në Shtërpcë

Shtërpcë | 24 Mar 2017 | 09:58 | Nga

Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të  vendit.

Vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” do të organizojnë sot aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.

Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, aksionit do t’i bashkohen edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga komuniteti serb.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjnë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme