Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë organizuar ceremoninë përkujtimore në shënim të 40-vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi, raporton Ekonomia Online.
Rexho Mulliqi vdiq në Prishtinë në vitin 1982. Meqenëse ishte vit i konfliktit, të pranishmit thanë se shqiptarët e Kosovës shumë miq e bashkëpunëtorë të tij nuk i dhanë nderimet e fundit në ceremoninë mortore.
Rreze Kryeziu, profesoreshë në Fakultetin e muzikës, tha se Rexho Mulliqi ishte përfaqësuesi i identitetit kombëtar të Kosovës.
“Zhvillimin i muzikës artistike në Kosovë nga muzikologjia kosovare ndahet në tre faza edhe shkolla kompozuese është e ndarë në atë mënyre, tërë kjo e bazuar në karakteristikat stilistike dhe mënyrën e shprehjes muzikore në Kosovë. Ky kualifikim shfaqet si rezultat i implikimit të stileve të ndryshme në opusin kompozicione, megjithatë ka edhe çështje të tjera socio-politike-ekonomike që ndikuan në këtë kriter ndarjeje. Pjesë përbërëse e gjeneratës së kompozitorëve shqiptar është pikërisht kompozitori Rexho Mullaj”, tha ajo.
“Ai është përfaqësues i identitetit kulturor kombëtar të Kosovës, tek i cili inspirimi nga folklori vërehet të jetë prezent në veprat e tij, por gjithmonë duke trajtuar në suazat e hapësirave tjera krijuese evropiane”, tha ajo.
Në pamundësi të jetë i pranishëm Rafet Rudi, fjalën e tij u lexuan nga moderatori Dardan Selimaj.
“Të flasësh për veprimtarinë e nismëtareve të një fushe të caktuar të arrish dhe të fitosh një ide objektive për vlerën e saj, nevojitet një analizë komplekse dhe një vlerësim i veprës përmes disa parametra, qofshin ata ndonjëherë edhe jashtë artistik”, ishin fjalët e Rudit të lexuar nga Selimaj.
“Ndonëse Rexhoja nuk shkroi shumë vepra, rëndësia e tyre është e shumëfishtë. Nëse atë ë vështrojmë në pajtim me gjithë atë që e thamë, përfundojmë që rexhoja, krijoi vepra të rëndësisë së tillë që për këtu te ne ato shënojnë fillet në disa gjini. Përmes veprës se tij kontribuoi dukshëm në formimin e një stadi të caktuar të identitetit të muzikës artistike te ne. Muzika e tij e cila mbështetej gjithmonë në folklorin e kësaj treve, s’do mend që bëri një hap të madh përpara në krijimin e një nuzike autoktone”, tha ai.
Në këtë ceremoni përkujtimore u këndua “nji lule” nga Urata Haziraj soprano, piano Valton Beqiri si dhe baresha nga Arsim Gashi me violinë dhe piano profesor, Balton Beqiri.