Në Gjilan është mbajtur sot debat publik për zgjerimin e rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot, ku ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, drejtorët komunalë, sikurse edhe qytetarë të shumtë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë adresimit para të pranishmëve, zëvendësministrit Rexhep Kadriu, se ka kërkuar që të gjatë realizimit të këtyre dy projekteve kapitale që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove, të mos u krijohet vështirësi bizneseve që operojnë atje, transmeton Koha.net.
Qytetarët e pranishëm kanë kontribuar me pyetje, kërkesa e rekomandime, të cilat u janë përgjigjur personat adekuat që mbulojnë sektorët.