Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, për herë të pestë organizuan garat tradicionale të nxënësve me biçikleta lidhur me njohuritë për trafikun.
Këtë vit në garat republikane “Siguria në rrugë” po marrin pjesë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga 16 komuna të Republikës se Kosovës me 60 nxënës.
Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri në rrugë pranë Ministrisë së Infrastrukturës, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet vetëdijesimi i kujdesit në trafikun rrugor dhe të bartet mesazhi se duhet bërë kujdessh në trafikun rrugor.
Drejtori dhe i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se ky aktivitet organizohet për javën e katërt të sigurisë “Save life slow down”.
“Ky aktivitet vazhdon të jetë model për vendet e rajonit të sensibilizohen qytetarët në ngadalësimin e shpejtësisë”, tha ai.
“Në këto gara shkollore po japim një mesazh të rëndësishëm që të jemi të kujdesshëm në trafikun rrugor”, shtoi ai.
Besim Hasani, kryetar i Komiteti Olimpik tha se përmes këtij aktiviteti po i përcjellin vlerat e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.
Ky aktivitet po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po përformojnë me biçikleta nxënës dhe të rinj të tjerë, duke u njohur për së afërmi me rreziqet që u kanosen në komunikacionin rrugor.