Shënohet Dita botërore për përkujtimin e viktimave në trafik

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 19:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me OSBE-në, Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Tempulli” dhe organizatën KUSA, kanë organizuar me aktivitete të ndryshme Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor.

96 persona humbën jetën gjatë këtij viti në aksidente që ndodhën në komunikacion. Por, ky numër është më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në konferencën ndërkombëtare kushtuar kësaj dite, drejtues të Policisë së Kosovës thanë se trendi i aksidenteve me fatalitet po bie nga viti në vit derisa paralajmëruan se kanë shtuar prezencën rrugëve të Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Folës në konferencë kërkuan punë më efektive të gjykatave për dënimin e atyre që i shkelin rregullat e vozitjes.

Më herët, gjatë javës janë organizuar aktivitete të ndryshme, përfshirë dhurim gjaku dedikuar për personat e lënduar në aksidente trafiku, si dhe ndezje e qirinjve në nderim të viktimave të trafikut.

Në përmbyllje të aktiviteteve treditore, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, së bashku me qytetarë, kanë marshuar në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës.

perkujtim

Të ngjashme