Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite, por me propozimin e kryetarit Lladrovci është shtuar edhe një pikë e rendit të ditës, propozim vendimi për ndryshimin e lokacionit për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore.
Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe të KFOR-it.
Më poshtë gjeni elaborimin e të gjitha pikave që kanë kaluar pas diskutimeve.
Pika e parë e rendit të ditës, proces verbali i mbledhjes së rregullt të datës 29.11.2018 ka kaluar me disa ndryshime.
Pika e dytë, Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2019 është diskutuar dhe janë propozuar disa ndryshime nga ana e anëtarëve të Kuvendit dhe është votuar me 24 vota për dhe 3 kundër.
Pika e tretë Raporti i punës rreth regjistrit të Planit të Integritetit dhe menaxhimit të rreziqeve është prezantuar nga Shyqyri Bublaku, U.D i Drejtorisë së Financave
Pika e katër, e propozim vendimit për vazhdimin e dhënies në menaxhim-shfrytëzim të përkohshëm të parkingut të automjeteve që gjenden në hapësirat e stacionit të autobusëve, Shoqatave të dala nga Lufta, ka kaluar me 20 vota për dhe 1 kundër.
Pika e pestë e propozim vendim për inicimin e themelimit të teatrit amator të qytetit ka kaluar me disa ndryshime.
Në pikën e gjashtë të propozim vendim për ndryshimin e lokacionit për ndërtimin e qendrës edukative-kulturore, nga parcela 782-0 dhe pjesa e parcelës 768-1, në parcelën nr.01001-3, në zonën kadastrale në Drenas, ka kaluar me 19 vota.
Në pikën e shtatë, të ndryshme, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës janë diskutuar disa çështje ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe kanë marr përgjigje nga ekzekutivi. Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit mund ta përcjellni edhe përmes ueb faqes zyrtare të Komunës dhe kanalit YouTube.