Mbahet mbledhja e parë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2020, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet gjatë këtij muaji.

Në këtë mbledhje  të rregullt të  Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF),  të kryesuar nga  Kryesuesi Afrim Dina,  u miratua rendi i ditës me ndryshime pasi që para fillimit të mbledhjes u votua edhe për një pikë shtesë.

“Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhje të Kuvendit Komunal që pritet të mbahet gjatë këtij muaji u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Plotësim ndryshimit të Vendimit 01 Nr.1025 i datës 29.03.2018, për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, Raporti vjetor i punë së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë mbi Planin e punës të Kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2019”

“Raporti vjetor financiar i komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë nga Plani vjetor i njësisë së auditimit të brendshëm të KK- Rahovec, Shqyrtimi i Planit të veprimit të Rekomandimeve për vitin 2018 nga auditori kombëtar ( të jashtëm), Shqyrtimi i Raportit të punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2018 dhe Propozimin për Shpalljen me interes të përgjithshëm  publik të pronave për ndërtimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit”, tansmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme