Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 08:42 | Nga

Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, por pas propozimeve, janë shtuar edhe tri pika.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj që edhe kryesonte takimin e rregullt të legjislativit komunal, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.

Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i datës 29.03.2018 dhe procesverbali i datës 04.05.2018 kanë kaluar.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit nr.421/281 i datës 18.01.2008, në të cilën është dhënë objekti i qendrës së komunitetit në Gllogoc në shfrytëzim qendrës Dielli, pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit është votuar me shumicë votash që të kthehet në Qendër Rinore ky objekt.

Propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim Naser.M.Gashi në Komoran dhe propozim vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Komoran të cilën e ka shfrytëzuar NTP “Mali-Com” janë shty për mbledhje tjetër të Kuvendit.

Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale nr.295/12 me sipërfaqe S=0.53.00ha zona kadastrale Sankoc, për varrezat e fshatit, ka kaluar me shumicë votash.

Rregullorja për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre në territorin e Komunës së Drenasit ka kaluar me vota unanime.

Propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve nga mbetjet e projekteve kapitale ka kaluar me shumicë votash, pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit.

Draft Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale për vitet 2019-2021, pas shumë diskutimesh e propozimesh, ka kaluar me shumicë votash me disa ndryshime.

Është diskutuar edhe Raporti i Auditorit Gjeneral për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin 2017.

Po ashtu është diskutuar ne këtë mbledhje edhe Raporti i Përformances Komunale.

Pika e propozuar në fillim të seancës, për plotësim ndryshimin e Rregullores për Subvencione dhe Transfere, ka kaluar me shumicë votash.

Po ashtu ka kaluar edhe propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e preambulës së vendimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ndërsa pika e propozuar për punësime dhe të ndryshme, janë diskutuar rreth një orë ku me gjerësisht gjeni në linçet e lartpërmendura.

Të ngjashme