Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në rend dite 16 pika

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Rahovecit është duke mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt.

Në rend dite janë gjithsej 16 pika.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë, P-00214-1 ZK-Zoqisht;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00214-1, ZK-Zoqisht;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës P-02240-80, në zonën kadastrale Rahovec;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 31/25, të datës 28.3.2025, për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 50/25, të datës 29.4.2025, “Park Hotel Plaza”, Rahovec;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katrorë);
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katror), P-00413-2 ZK-Rahovec;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2024 dhe 2025, në vitin 2026;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit 2026 – 2028;
  11. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të draft-rregullores për Shërbime Publike 01 Nr.2917, i datës 26.10.2018;
  12. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë (objektit) te sheshi qendror;
  13. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
  14. Shqyrtimi i informatës së DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025-2026;
  15. Shqyrtimi i raportit vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2025;
  16. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve. 

Të ngjashme