Në Katedralen në Prishtinë është mbajtur mesha solemne me rastin e Krishtlindjes, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast Ipeshkvi i, Dodë Gjergji, bëri thirrje për mirësi, afërsi dhe solidaritet.
Madje kërkoi që të gjithë që kanë mundësi të bëjnë vepra humane në të mirë të të gjithëve, për çka shtoi se edhe Zoti lavdëron kontributin e njeriut ndaj atdheut.
Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se mungesa e paqes po e shkatërron fatin e shumë njerëzve.
“Dëshiroj me gjithë zemër t’i lutem Zotit për të gjithë njerëzit që kanë nevojë, për të sëmurët, për ata të cilët u mungon kujdesi, dashuria”.
“…lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”.