Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ka mbajtur orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu, veprimtar i dalluar i brezit të Adem Demaçit, me ç’rast u tha se kontributi i veprimtarit do të mbetet model për gjenerata e gjenerata, raporton Ekonomia Online.
Shefik Sadiku, në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, tha se veprimtari Haxhiu u flijua për lirinë e Kosovës.
“Vlera më sublime më kapitale që mund të i jepet një njeri për komb e atdhe është flijimi këtë e bëri Ahmet Haxhiu”, tha Sadiku.
Veprimtari, Ibish Neziri, lexoi një monografi, përgatitur enkas për Ahmet Haxhiun, në të cilën përshkroi një kronologji të veprimtarit.
“Të flitet për veprën dhe jetën e Ahmet Haxhiut është nder dhe privilegj por edhe përgjegjësi e madhe. Takimi me Demaçin ndikuan që të vazhdojë rrugën për liri, deri më 7 korrik kur edhe u nda nga jeta. Ahmet Haxhiu e kishte ngritur çështjen për shitjen e shtëpisë për nevojat e organizatës, por nuk e lejoj Adem Demaçi. Vazhdonte të qëndronte në krye të detyrës, veprimtaria atdhetare kundër pushtuesve nuk kalojë pa u vënë re nga pjesëtarë të UDB-së”, tha ai.
“Kontingjenti i armëve që u sollën nga Ahmet Haxhiu pak ditë para se të kidnapohej. U ushtruan tortura ndaj tij, kur pa shokët e tij të torturuar tentoi të bëjë vetëvrasje. Me 1 korrik nga aeroporti i Gjenevës u nda me shokët me fjalën ‘Amanet Kosovën’”, shtoi Neziri.
Emrush Xhemajli, tha se, do ishte e duhur qe shtëpia bëzë e Ahmet Haxhiut të ishte muze, e siç tha ai “për ta ruajtur e e dashur vendin nga gjeneratat e reja”.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari, tha se Haxhiu, ka qenë një model së si duhet të punohet për atdhe.
“Me fjalët që i ndërpriteshin nga frymëmarrja e rënduar përsëriste nuk dua të vdes në Zvicër, dua të më varrosin te varrezat e babës në Lupç. Ahmet Haxhiu, ka ndejtur model së si duhet të punohet për atdhe. Lavdi veprës së Amet Haxhiut”, tha Dehari.
Shkurte Haxhiu, vajza e Ahmet Haxhiut, me emocione falënderoi pjesëmarrësit.
“Ju falënderojë për pjesëmarrjen më vjen mirë që sot e 30 vjet nuk e keni harruar babin tim”, tha ajo.