Mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit (Live)

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 17:27 | Nga Kastriot Kokollari

Ka nisur përpjekja e re për të zgjedhur presidentin e vendit.

Kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhen në sallë ndërsa pas pak nis procesi i hedhjes së votave në kuti.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit, deputetët arrijnë në sallë (Live)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur në sallë për vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Në sallë janë të pranishëm deputetët e VV-së, LDK-së, si dhe disa nga komunitetet.

Po ashtu, edhe deputetja e AAK-së Albena Reshitaj po merr pjesë në këtë proces.

Ndërsa, në sallë nuk janë deputetët e PDK-së.

Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit.

Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmani- Sadriu. Ndërkaq, kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme