Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve në rastin e dyshuar për mashtrime me viza italiane.
Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj.
Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.