Mbahet seminari orientues lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar në situata krizash

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 15:37 | Nga

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur seminar orientues lidhur me Planin e Reagimit Kombëtar dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në Republikën e Kosovës.

Ky seminar ka për qellim njohjen me dokumentet bazike të Republikës së Kosovës,  zbatimin e këtyre dokumenteve për menaxhimin emergjent si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Me këtë rast, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e MPB-së ka rolin dhe mandatin koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Ky seminar i organizuar pas ushtrimit ndërinstitucional “Reagimi i Përbashkët 2018”, është përkrahur dhe asistuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, Garda e Ajovas, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent, Forca e Sigurisë se Kosovës dhe institucionet tjera vendore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme