Takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do të mbahet më 26 dhe 27 mars 2024, në mjediset e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, hapja do të bëhet nga Mimoza Kusari-Lila dhe Lukas Mandl, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.
Në vazhdim, pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, do t’i paraqesin: Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog; Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim; AnnaCarin Platon, shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian.
Agjenda dyditore:
E martë, 26 mars 2024
15.00 -18.30 Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë
E mërkurë, 27 mars 2024
09.00 -12.30 Sesioni i dytë i punës i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë
10.Sundimi i ligjit dhe siguria
11.Të drejtat themelore; pozita e komuniteteve jo-shumicë dhe grave
12.Çështje të tjera
13.Data dhe vendi i takimit të radhës të KPSA-së