Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 227-të me radhë.
Fillimisht është miratuar me rekomandime Raporti i Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike për vitin 2022.
Këshilli Prokurorial ka miratuar Raportin e Komisionit për avancimin e tre prokurorëve nga prokuroritë Themelore në Prokurorinë e Apelit, si dhe mori vendim për të bërë shpalljen për avancimin e pesë prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Gjithashtu, KPK-ja themeloi një panel hetimor për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Anëtarët e Këshillit miratuan Udhëzimin Administrativ për Hartimin e Akteve Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Planin e Personelit për vitin 2023.
Në përfundim të takimit Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore.