Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me bizneset prodhuese të cilat i ka njoftuar për mënyrën e aplikimit në subvencionet që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur ftesës së këtij takimi dhe i ka premtuar se do të jenë bashkëpunues për secilin sesion të granteve që jepen nga niveli qendror si dhe nga Komuna e Drenasit.
Të pranishmit kanë shprehur interesimin e tyre rreth subvencioneve dhe mundësisë së përfitimit të tyre.
Ndryshe, Komuna e Drenasit ka njoftuar me kohë për këto subvencione qe ofrohen nga MTI-ja përmes KIESA-së për financimin e NMVM-ve, dhe për çdo informatë shtesë, mund të drejtoheni edhe tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit si dhe në linçet e poshtëshënuara.