Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë autorizuar Kryesuesin e Këshillit Prokuroruial, Blerim Isufaj, për nënshkrim të memorandumeve dhe marrëveshjeve të mirëkuptimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Anëtarët e KPK-së kanë diskutuar për procesin e kompletimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial me tre anëtarët jo prokurorë.
Kryesuesi Isufaj njoftoi lidhur me hapat që janë ndërmarrë në kompletimin e përbërjes së plotë të Këshillit, pasi që kjo gjendje siç tha ai është duke shkaktuar probleme në realizmin e mandatit ligjor.
Anëtarët e KPK-së vendosen që të kërkohet nga Oda e Avokatëve dhe nga fakultetet juridike që të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, së paku nga tre kandidatë për zgjedhjen e nga një kandidati nga këto dy institucione për anëtar të KPK-së, ndërsa u vendos që të shpallet konkursi për zgjedhjen e anëtarit nga shoqëria civile.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për dorëheqje nga marrëdhënia e punës në pozitën e Prokurorit të Shtetit tre prokurorëve, Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dërmaku, pasi që të njëjtit tani janë emëruar gjyqtarë në gjykatat e Kosovës.