Mbahet takimi i rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 14:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për 3 çështje të rëndësishme që është shkëmbimi i profesorëve në mes Kosovës dhe Shqipërisë sepse sipas Bytyqit mungesa e kuadrove të profesorëve po rrezikon mbylljen e disa programeve.

“Kemi vazhduar të kemi një bashkëpunim qoftë në mobilitetin e studentëve, qoftë të profesorëve dhe këtu jemi ne si qeveri të ju mbështesim juve si rektorë dhe të keni përkrahje institucionale”, tha Bytyqi.

“ Ne kemi pa të arsyeshme të diskutohet si temë e parë çështja e disa fakulteteve të UP që kanë një rrezikshmëri të mbyllen sepse disa fakultete ose disa programe në mungesë të profesorëve në mungesë të kuadrove. Kemi menduar që të diskutojmë për të gjetur një bashkëpunim të afërt që të kemi shkëmbim zyrtar të profesorëve që pastaj edhe ne si qeveri të marrim obligime të politikave që mos të ketë pengesa në zhvillimin e këtij mobiliteti dhe të ndikojmë në agjencitë e akreditimit që këta të njihen si profesor qoftë në Tiranë apo Prishtinë”, tha Bytyqi.

“Temë e dytë e kemi menduar çështjen e disa fakulteteve që mund të jenë të zhvilluara më shumë në Prishtinë apo Tiranë që të japim mundësi të kemi kuota të mëdha të studentëve në Prishtinë apo Tiranë që të përgatiten studentët në profile ku kemi mungesë të profesorëve”, shtoi Bytyqi.

“Temë e tretë ka qenë organizimi i një kampusi të përbashkët veror i studentëve shqiptar”, tregoi ai.

Ndërsa, Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se të dy ministritë do të marrin përgjegjësitë për adresimin e të gjitha çështjeve që dalin nga propozimet e rektorëve të universiteteve të të dy vendeve.

“Institucionalizimi i kësaj tryeze do të bëjë të mundur 3 çështjet që ju përmendët dhe shumë çështje të tjera që janë pjesë e dy universiteteve”, tha Nikolla.

“Të dy ministritë do të marrin përgjegjësitë që adresimi i çështjeve që do dalin nga kjo tryezë të kenë mbështetjen e gjithë institucioneve arsimore të të dy vendeve”, shtoi Nikolla.

Të ngjashme