Mbahet Testi i Arritshmërisë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme