Mbahet testi i maturës, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen këtij testi

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 10:50 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të shtunën është mbajtur testi i maturës Shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme të larta në gjithë Kosovën.

EkonomiaOnline ka vizituar Shkollën Fillore të mesme e ulët ” Meto Bajraktari” në Prishtinë, për të parë nga afër se si po shkon procedurat e testimit.

Kryetari i Qendrës së Tëstimit, Lah Nitaj, para nxënësve që ju nënshtruan këtij testi shpjegoj të gjitha rregullat që nuk duhet të thyhen, pasi sepse sipas tij, çdo gabim ndëshkohen me anulimin e testit.

Ai bëri të ditur se përdorimi i telefonit është i ndaluar.

“Besojmë që të keni mundësinë që të dëshmoni të gjithë dijen. Telefoni është i ndaluar nuk lejohet që të përdoren duhet të dorëzohen, nuk duhet të ketë kopjime sepse ndëshkohen me anulimin e testit. Plotësoni kërkesat që keni në momentin që hyni në klasë nuk lejohet të dilni deri në përfundimin e testit, testi është 150 minuta”, tha Nitaj.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Kreshnike Ademi, ka thënë se nxënësit kanë ardhur me kohë dhe janë sistemuar nëpër klasa dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Testi i Arritshmerisë po shkon në rregull, nxënësit kanë ardhur me kohë, po ashtu edhe monitoruesit. Nxënësit kanë ardhur me kohë janë identifikuar me mjetet e tyte identifikuese me letërnjoftim. Janë sistemuar nëpër klasa dhe tani i janë nënshtruar procesit të testimit. Nuk ka ndonjë parregullsi nuk ka anulime”, ka thënë ajo.

Po ashtu, një monitoruese nga Fakultetit Juridik, Vlera Hoxha, tha për Ekonomia Online se gjithçka është duke shkuar në rregull.

“Nxënësit janë në proces të testit gjithçka është duke shkuar në rregull. Deri më tani nuk ka ndonjë parregullsi”, tha Hoxha.

Drejtori i Inspekcionit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, ka thënë të premten për Ekonomia Online se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij testi.

Ai ka thënë se 19 mijë e 200 nxënës do të i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet e kësaj sfide, varet e drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë.

Ndërkaq, 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, problemeve që kishin me e-Kosova si dhe për shkak të mos-drejtës së nënshtrimit në këtë afat.

Të ngjashme