Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, QKSS sot organizon tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.
Sipas njoftimit për media nga QKSS, kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellë një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për transformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.
Panelistë të kësaj tryeze janë: Haki Demolli, ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës; Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së; Vjosa Osmani, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës; deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja.