Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Deçanit, është mbajtur turniri ndërkombëtar në Kik-Boksit “Ismail Haradinaj”, raporton Ekonomia Online.
Këtë aktivitet nga afër e ka përcjell edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj.
Gara ka qenë e ndarë në disa kategori dhe kanë marrë pjesë një numër i madh i shteteve.
Fillimisht Haradinaj ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve në qendër të këtij qyteti për të vazhduar me pas me homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.