Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovë do të organizojnë sot një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë, duke filluar nga ora 10:00.
Ushtrimi zhvillohet në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i Besimit përmes Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Përfshirjes Gjinore’, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qëndrore për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë.
Ky ushtrim fushor ka për qëllim parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të ndryshme gjinore dhe njëkohësisht për të ndërtuar besimin brenda komunitetit ku po zhvillohet ushtrimi./klankosova.tv/.