Më 7 mars në komunën e Malishevës, gjimnazi “Hamdi Berisha”, do të organizohet marshi vetëdijësues “Mbaje Lapsin, JO Unazën”.
Qëllimi i këtij marshi është sensibilizimi i të rinjve, specifikisht i vajzave të reja dhe shoqërisë në përgjithësi, për parandalimin e martesave të hershme (nën moshën 18-vjeçare), raporton Ekonomia Online.
“Iniciativa jonë “Autobusi” nuk është thjesht një autobus, por në këtë rast përfaqëson normat sociale të lidhura me nderin dhe vijueshmërinë e shkollës. Grupi jonë synon që përmes aktiviteteve të tilla të mobilizojë dhe vetëdijesoj shoqërinë e në veçanti moshat e reja, në komunën e Malishevës për parandalimin e martesave të hershme dhe promovimin e rëndësisë së shkollimit”, thuhet në komunikatë.