Sivjet parashihet të mbahen zgjedhjet lokale për garën e kryetarëve dhe asambleve në nivel të komunave të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe zgjedhje në nivel qendror.
Shpesh herë është trumbetuar nga subjektet politike në vend që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Profesori Mazllum Baraliu thotë se partitë politike e kanë për obligim me kushtetutë dhe ligj, të zhvillojnë aktivitet politik dhe partiak përgjatë katër viteve dhe jo një herë në vit, duke shtuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve do ishte ekonomike dhe racionale.
Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli shpreh qëndrimin se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një periudhe të shkurtër kohore do të kishte avantazhe dhe disavantazhe.
Kurse, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi nuk e sheh problem shumë të madh organizmin e dy palë zgjedhjeve, duke e marr për bazë organizmin e zgjedhjeve lokale në vitin 2013 dhe atyre qendrore në vitin 2014.(TribunnaChanel)