Të gjithë ne luftojmë për të pasur një buzëqeshje të bukur dhe kjo ndodh vetëm kur ne kemi dhëmbë të bardhë, sepse këto të fundit na tregojnë person tërheqës, të shëndetshëm dhe të ri.
Por shumë nga ju nuk guxon të qeshi në publik për shkak se nuk keni pasur mundësi të shkoni te stomatologu për të bërë të mundur zbardhjen e tyre. Në fakt pasi të lexoni këtë artikull nuk do të jetë e nevojshme të shkoni te mjeku stomatolog sepse ekzistojnë disa produkte natyrale që bëjnë të mundur zbardhjen e tyre në kushte shtëpie.
Luleshtrydhja me sodën. Dhjetë luleshtrydhe të grira dhe një lugë sodë aplikojeni mbi dhëmbët dy herë në ditë për disa javë, dhe do keni rezultatet të shkëlqyera.
Sodë dhe limon. Gjysmë luge sodë dhe disa pika lëng limoni ose uji dhe e aplikoni në dhëmbë ose me furçë ose me gishta.
Lëkura e bananes. Ju mjaftojnë tre lëkura bananesh që e fërkoni te dhëmbët për 10 minuta. Lëreni të pushojë për 20 minuta dhe pastaj lani dhëmbët .