Për shumë persona që janë me dietë, ndjenja e urisë është e pashmangshme dhe një luftë e përditshme me veten: Të hash apo të mos hash! Po kaq, shumë njerëz përjetojnë situata ankthi apo depresioni që shoqërohen me dëshirë të madhe për të ngrënë. Situata të tilla janë të pashmangshme në të vertete, ndaj është më mirë që të paktën të zgjidhni ato ushqime që u reduktojnë urinë.
Një kos për shembull pa sheqer është zgjidhje e mirë. Po kaq edhe kos me copëza frutash
Një copë djath i stazhinuar, por jo me shumë kripë (30 gr)
Kafeja po ashtu, ndihmon në reduktimin e urisë dhe rrit metabolizmin
Lëng frutash sidomos për faktet e ndërmjetme (zemer) është ideale. Përzieni si të doni frutat dhe pini një gojë prej tyre
Përdorni vajin e ullirit, në sallata të freskëta apo gatime të tjera. Vaji i ullirit ka një sasi të madhe të ushqyesve thelbësorë të aftë të luftojnë ankthin për ushqimin.