Lojtari i kombëtares së Francës dhe sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG) Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë ndërsa vlera e tij në treg kap shifrën prej 225 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
“KPMG Football Benchmark” bëri analiza dhe botoi listën prej 10 futbollistëve më të shtrenjtë.
Mbappe-n, i cili është në majë të listës, e përcjell bashkëlojtari i tij nga PSG, braziliani Neymar me vlerë prej 185 milionë euro.
I treti në listë është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, vlera e të cilit është 180 milionë euro.
Lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë, në të cilën nuk është i pranishëm ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket si në vijim:
Fudbollisti | Klubi | Vlera (euro) |
1. Kylian Mbappe | PSG | 225 milionë |
2. Neymar | PSG | 185 milionë |
3. Lionel Messi | Barcelona | 180 milionë |
4. Eden Hazard | Real Madrid | 152 milionë |
5. Raheem Sterling | Manchester City | 150 milionë |
6. Muhammed Salah | Liverpool | 150 milionë |
7. Harry Kane | Tottenham | 140 milionë |
8. Sadio Mane | Liverpool | 130 milionë |
9. Kevin De Bruyne | Manchester City | 130 milionë |
10. Antoine Griezmann | Barcelona | 125 milionë |