Kylin Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit herët a vonë, pasi synimi i tij fillestar ka qenë të bëhet yll në Francë së pari, sipas ish-zëvendës presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev.
Mbappe iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i huazuar nga Monaco fillimisht në vitin 2017, para se klubi parisien të blinte përfundimisht për 145 milionë euro, plus 35 milionë të tjera bonuse.
Për të kaluar në PSG, Mbappe e kishte refuzuar Real Madridin por me bindje që një ditë do t’i bashkohej edhe gjigantit spanjoll.
“Ai më tha: ‘Vadim, thellë brenda meje, e ndiej se është tepër herët të shkoj në Real Madrid’. Kam luajtur vetëm një vjet në vendin tim. Unë jam parisien, nuk dua të largohem nga vendi im kështu’”, tha Vasilyev.
“Dua të bëhem lojtar i madh këtu. Real Madridi do të presë, kështu mendoj unë”, i kishte thënë Mbappe ish-zëvendës presidentit të Monacos atë botë.