Tre gola dhe performancë e shkëlqyer nga Kylian Mbappe në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës dhe atë midis Camp Nout është diçka që shumë futbollistë e ëndërrojnë.
Mbappe me shokë deklasuan katalunasit 1:4 në ndeshjen e parë të fazës së nokautit në Champions League, shkruan Gazeta Express.
E për këtë performancë të treguar, talenti francez, Mbappe është shpallur lojtari i javës.
Barcelonës i mbetet shumë punë për të bërë nëse dëshiron kualifikimin tutje, por kjo duket shumë pak e arritshme.
Në vitin 2017, Barcelona arriti ta rikthente rezultatin nga 4:0 në ndeshjen e parë, duke u kualifikuar në Camp Nou me rezultat 6:1, falë golit të minutave të fundit nga Sergio Roberto.