Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për ‘L’Obs’ ku ka folur për fazat e karrierës së tij duke kujtuar edhe periudhën e tij te Real Madridi në vitin 2014.
Mbappe vizitoi Madridin shtatë vjet më parë dhe kishte mundësinë të shikonte nga afër klubin spanjoll.
Përveç kësaj, ai ishte në gjendje të takonte idhullin e tij, Cristiano Ronaldon dhe Zinedine Zidane, por në fund refuzoi të kalonte tek ky klub.
Ai ka treguar arsyet që janë familjare se pse nuk e nënshkroi kontratën.
“Prindërit e mi donin që unë të filloja karrierën time në Francë, të arsimohesha në Francë. Të luaj futboll, por edhe të vazhdoj shkollimin”.
“Të shkoja në Spanjë, edhe me Zidane, ishte shumë mirë për mua, por ishte një vend tjetër, një kulturë tjetër…”, tregon Mbappe.