Mbërrin armatimi qind-milionësh i SHBA-së në Ukrainë

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

“Shumica dërrmuese” e armatimit amerikan në vlerë prej 350 milionë dollarësh të SHBA-së i është dorëzuar Ukrainës,

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së një javë pasi u miratua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

“Përafërsisht 240 milionë dollarë nga paketa kanë arritur në Ukrainë, dhe pjesa tjetër duhet të arrijë brenda ditëve dhe ndoshta javëve “por jo më gjatë”, tha zyrtari të premten.

Komponentët që tashmë janë dorëzuar përfshijnë “ato më të nevojshmet, siç janë armët për mbrojtje”.

Pajisjet që dërgohen janë pajisje për të cilat ukrainasit kanë marrë tashmë trajnime, sipas mediumit amerikan.

Ukrainasit mund të “përdorin shkëlqyeshëm” shumicën dërrmuese të pajisjeve ushtarake që dërgohen, citohet të ketë thënë më tej zyrtari amerikan i mbrojtjes.

Të ngjashme