Rrugëtimi drejt familjes evropiane kërkon edhe ndërkombëtarizim të ndërmarrësisë kosovare e në veçanti kërkon certifikim, standardizim,licencim dhe kritere tjera që janë të lidhura ngushtë edhe me sistemin e edukimit. Në këtë drejtim bashkëpunimi me institucione dhe partner nga Luksemburgu është i rëndësisë së veçantë falë përvojave të arritura në këtë shtet, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu gjatë takimit informues me Ambasadoren e Luksamburgut Anne Doster.
Po ashtu ai ka falënderuar popullin e Luksemburgut për ndihmat e dhëna për Kosovë por theksoi se Kosova ende ka nevojë për përkrahjen e Luksemburgut me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit profesional dhe integrimeve ekonomike, përmes trajnimeve dhe çertifikimeve të ndryshme.
Ambasadarorja Anne Dostert duke u falënderuar për pritje theksoi se e vlerëson lartë bashkëpunimi në mes të Luksemburgut dhe Kosovës duke pohuar se ky partneritet duhet të kaloj në një nivel tjetër të bashkëpunimit që nënkupton shumë më të avancuar që mundëson zhvillim të hovshëm ekonomik i bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe edukim cilësor.
Gjithashtu Ambasadorja Dostert, shprehu gatishmërinë që të përkrah Odën Ekonomike të Kosovës si një partner i besueshëm në fushën e zhvillimit ekonomik, hulumtimeve dhe ngritjen e kapaciteteve në Arsimin profesional.
Arsimi dhe aftësimi profesional ishte njëra nga temat kryesore dhe një mundësi e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, gjithashtu përkrahje në procesin e zhvillimit të biznes planeve dhe bizneset e reja.
Zoti Gërxhaliu, propozoi që gjatë ditëve në vijim të ketë takim të grupeve teknike për të biseduar më konkretisht idetë e lartpërmendura.