Mbështetje e hapur për Listën Serbe: Dodik ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Edhe Milorad Dodikut i erdhi radha të përzihet drejtpërdrejt në zgjedhjet e Kosovës, duke dalë hapur në mbështetje të Listës Serbe. Bëhet fjalë për një politikan të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i njohur për mohimin e vendimeve të gjykatave dhe institucioneve zyrtare të Bosnje e Hercegovinës, i cili tani ka zhvendosur vëmendjen drejt Kosovës.

Nga Bosnja, vendi që nuk lejon lëvizjen e lirë të kosovarëve pa viza për shkak të bllokimit nga vet ai, Dodik ka dalë hapur me një thirrje në Facebook duke kërkuar nga serbët në Kosovë që ta votojnë Listën Serbe.

“U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhje, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor, dhe të votojnë për Listën Serbe, sepse vetëm një zë serb i fortë dhe i bashkuar mund t’i ruajë të drejtat, sigurinë dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë. Uniteti është forca jonë, sot më shumë se kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme