Mbështetje e madhe për Bekim Jasharin nga mësimdhënësit dhe veteranët me të shquar të arsimit

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i kanë dalë në përkrahje edhe mësimdhënësit dhe veteranet më të shquar të trojeve të Drenicës.

“Mbështetje maksimale nga ish mësimdhënësit e mi dhe gjeneratave të shumta të Drenicës, veteran të arsimit, personalitete të shquara të vendit tonë”, tha Jashari.

Jashari së bashku me ta, vizituan objektin e vjetër të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, të cilën qeverisja e kaluar kishte planifikuar t’a rrënonte, ndërsa kjo gjë u parandalua nga vetë Jashari.

“Bashkë me ta vizituam objektin e vjetër të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, të cilin pa mëshirshëm deshën ta rrënonin për ndërtim të lartë. Objektin më të vjetër dhe me histori në vete, të cilin Ne me marrëveshjen që kemi nënshkruar me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do ta rinovojmë dhe do ta fusim në listën e trashëgimisë kulturore”, tha Jashari.

#idealpërskenderaj #ideal113

Të ngjashme