I mbështetur nga FFK-ja, Bunjaki vazhdon të shikojë para

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 08:36 | Nga

Përzgjedhësi Albert Bunjaki vazhdon të vlerësojë ngritjen që po e ka në lojë përfaqësuesja e Kosovës dhe vazhdon të bëjë plane për të ardhmen. Bunjaki vazhdon të shikojë para, ndonëse presioni ndaj tij po rritet pas humbjeve rresht të Kosovës.

Kosova të premten u mposht 2:1 nga Islanda në Shkodër në eliminatoret për botërorin e vitit tjetër në futboll.

Të shtunën ishte ish-nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, që kërkoi dorëheqjen apo shkarkimin e Bunjakit. Ka pasur edhe trajnerë e tifozë që kanë kërkuar nga Bunjaki të hapë rrugë, por ka pasur edhe mjaft përkrahës të tij.

Por punëdhënësja e Bunjakit, Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj Fadil Vokrri vazhdon të mbështesë përzgjedhësin. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme