Një operacion i vitit 2014 i kryer në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK dyshohet se e ka bërë të paftë Shehide Rexhepajn për të lindur fëmijë.
Rexhepaj atë kohë i ishte nënshtruar një operimi për largimin e një ciste, e cila ishte diagnostikuar në vezoren e majtë.
Në fletëlëshimin që QKUK-ja ia ka dhënë kësaj pacienteje kur është lëshuar nga spitali thuhet se me ndërhyrje i është larguar 30 për qind e kësaj vezoreje, ndërsa mjekët ia kanë ruajtur tërësisht vezoren e djathtë.
Por raporte të tjera mjekësore të kryera në klinika private në Kosovë dhe rajon tregojnë se kësaj pacienteje i janë hequr të dyja vezoret. Një gjë të tillë Rexhepaj e ka marrë vesh rreth një viti pasi është kryer operimi./KD/