Mbeturinat po hudhen edhe në hapsira publike, ku kjo situatë mund të jetë edhe e rrezikshme për qytetarët sepse jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë të larta.
Kryetari i Komunës së Suharekës ,Bali Muharremaj, ka bërë thirrje që mbeturinat të hudhen në vendin e duhur, e jo në hapsira publike ku mund të dëmtohen dhe rrezikohen qytetarët.
Ja reagimi i tij:
“Kjo është e turpshme. Hudhja e mbeturinave në hapësira publike, ku ka banim kolektiv e shëmton pamjen tonë të përditshme. I kam njoftuar Policinë dhe Inspekcionin dhe do të veprohet konform ligjeve në fuqi, për ti gjobitur shkelësit”, ka përfunduar kryetari Muharremaj.