Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, tha që deri më tani nga dita e parë janë vaksinuar 1154 punonjës shëndetësor, kurse të premten deri në mesditë janë vaksinuar 279, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ka një numër të madh të personelit shëndetësor që vinë për tu vaksinuar.
“Vaksinimi është duke vazhduar, shihet një fluks i personelit shëndetësor që po vinë për tu vaksinuar, dhe shihet edhe sot një fluks i personelit. Aktualisht deri më tani kemi 1154 të vaksinuar nga dita e parë, ndërsa në këto momente sa flasim kemi 279 persona të vaksinuar, ndonjë shqetësim nuk ka që kanë pranuar”, tha Bardhi.
Tutje ai tha që ankesa nga ata që janë vaksinuar ndonjë simptomë apo problem shëndetësor nuk kanë pranuar, sa ka informata.
“Jo nuk kemi pranuar, ndonjë shqetësim apo problem pas vaksinimit”, theksoi ai.
Vaksinimi i personelit shëndetësor nga dita e enjte ka filluar edhe nëpër komuna.
Bardhi theksoi që edhe vikendeve do të punohet në kohë dhe orar te njëjtë.