Shkalla e vdekjeve nga kanceri ka pësuar rënie në pesë vitet e fundit në Bashkimin Evropian.
Kjo sëmundje pritet që në vitin aktual të marrë 1.4 milion jetë brenda bllokut, transmeton Klan Kosova.
Sipas studimit të publikuar të martën në Annals of Oncology, shkalla e vdekjeve nga kanceri te burrat ka rënë për gjashtë përqind nga viti 2014, me 139 vdekje në 100 mijë burra. Të gratë rënia është nga 86 në 83 në 100 mijë gra – apo 3.6 përqind.
Nga viti 2014 numri i vdekjeje nga kanceri në BE pritet të ketë një rritje prej pesë përqind, me 1.4 milionë vdekje këtë vit për shkak edhe të popullsisë së vjetër dhe rritjes në numër.