1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime kanë arritur nga diaspora për zgjedhjet e balotazhit që mbahen të dielën, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online, se procesi i votimit përmes postës për zgjedhjet e raundit të dytë ka përfunduar të premten në mesnatë
“Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë. Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.